Sot do të fillojë java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në program gjatë ditës së sotme janë dy ndeshje mjaft interesante.
Në Suharekë, kampioni në fuqi, Ballkani do ta presë Malishevën e Bylbyl Sokolit.
Ndërkohë, Trepça’89 do të jetë mysafire e Dritës në Gjilan.
Të dyja këto përballje fillojnë nga ora 15:00.