Juventusi është në ankth për tre lojtarë në veçanti, i pari është Dushan Vlahoviç, për të cilin ka shumë kërkesa dhe klubi torinez nuk ka luksin të refuzojë në këto momente shifra si 100 apo më shumë milionë euro.
I dyti është Angel di Maria, me të cilin shpresohet të rinovohet sa më shpejt, ndërsa i treti, është Adrien Rabio, i cili sivjet është lideri absolut i mesfushës.
Ky i fundit është në skadencë kontrate dhe kërkohet nga shumë skuadra, me Arsenal e Liverpul në krye të listës, por edhe me PSG-në që këmbëngul për ta rikthyer dhe ta mbulojnë me miliona.
Juventusi nga ana e tij po përpiqet që të tentojë ta bindë, por 10 milionë eurot në sezon që Rabio kërkon (nga 7 që fiton aktualisht), duke shumë për xhepat e “Zonjës së Vjetër”.
Gjithsesi, në pritje për të parë nëse Rabio do të dorëzohet në fund dhe të qëndrojë në Torino,
Juventusi nuk kërkon që të kapet i papërgatitur dhe nëse e humb atë, do të hidhet në sulm total për mesfushorin e Lacios, Sergej MilinkoviçSaviç, për të cilin kanë gati 50 milionë euro.