Bayerni gati të shpenzoj 100 milionë euro për dëshirën e parë të Tuchel

Futboll

Bayerni gati të shpenzoj 100 milionë euro për dëshirën e parë të Tuchel

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:36
Tuchel e Tifozët

Bayern Munih ka zgjedhur Kolo Muani si përforcimin e duhur për sulmin në lidhje me sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari është pjesë e Eintracht Frankfurt, skuadër me të cilën këtë sezon numëron 19 gola dhe 14 asiste në 39 ndeshje të luajtura.

Francezi pëlqehet nga shumë klube, por kampionët e Gjermanisë ndodhen në avantazh krahasuar me të tjetër. Gjithsesi duhen shpenzuar jo pak për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares franceze.

Bild raporton se Eintracht kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Thomas Tuchel i pëlqen shumë karakteristikat e Kolo Muani, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

Verën e vitit të kaluar u transferua nga Nantes tek Eintrachti si lojtar i lirë. Një vit më vonë, klubi gjerman do të mbushë arkat nga shitja e tij. Gjatë këtij sezoni në Bundesliga më shumë se Kolo Muani (12) kanë shënuar Fullkrug i Werder Bremen (15) dhe Grifo i Freiburgut (13).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat