Formacionet zyrtare Manchester United - Everton

Futboll

Formacionet zyrtare Manchester United - Everton

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:56
Formacionet zyrtare

Pas pak, në orën 13:30, do të luhet në “Old Trafford” ndeshja mes Manchester United dhe Everton.

Kjo sfidë pritet të jetë e bukur dhe me emocione pasi të dyja ekipet kërkojnë fitoren me patjetër.

United i duhet të marrë tre pikët pasi synimi i tyre është të blindojnë zonën Champions.

“Djajtë” ndodhen aktualisht në vendin e katërt në kutoën e 53 pikëve, ndërsa vendi i pestë që është për zonën e Europa League është vetëm 3 pikë pas.

Nga ana tjetër, Everton kërkon fitoren për të qenë sa më larg zonës së rënies nga kategoria.

Aktualisht, “Merseyside Blue” ndodhen në vendin e 16-të me 27-të pikë, me pikë të barabarta me Bournemouth i cili ndodhet në zonën e rrezikut në vendin e 18-të.

Manchester United ka një numër të lartë mungesash ditën e sotme, ku Casemir, Garancho, Heaton, Shaw dhe Van de Beek janë ata të cilët nuk do të ndihmojnë ekipin e drejtuar nga Ten Hag.

Nga ana tjetër, Everton do të ndjejë mungesat e Calvert-Lewin, Doucoure, Townsend dhe Vinagre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat