Kryesia e Inter është ende duke menduar për ndryshimin e trajnerit.
Sipas informacioneve të La Gazzetta dello Sport, skuadra po shqyrton seriozisht opsionin e shkarkimit të Simone Inzaghit.
Fakti është se jo të gjithë drejtuesit zikaltër besojnë se shkarkimi i një trajmeri para përfundimit të sezonit do t’i zgjidhë problemet e tyre.
Nëse Interi humbet ndeshjen e parë kundër Benfica-s në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Inzaghi raportohet se rrezikon të humbasë punën.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit nuk duan të ndahen me trajnerin deri në fund të sezonit. Klubi preferon të emërojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.