Mediumet në Serbi raportojnë se shoqata ilegale e futbollit serb që vepron dhe zhvillon gara ilegale në Kosovë, ka marrë një letër nga policia e Kosovës.
“Sipas këtij dokumenti, ngjarjet që nuk organizohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, dhe klubet e regjistruara në sistemin e shtetit të Kosovës, nuk do të lejohen të zhvillojnë garat”, raporton mediumi serb “Sportski Zhurnal”.
"Policia erdhi tek ne të enjten dhe kërcënoi se do të arrestonte organizatorët dhe pjesëmarrësit e ndeshjes. Madje na ndaluan të stërvitemi.
Kjo është forma më e madhe e diskriminimit. Ne informuam FSS-në për problemin e madh dhe shoqata jonë ombrellë do të kontaktojë edhe me autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne do të veprojmë në përputhje me rekomandimet e tyre”, thotë Igor Uljareviq, kryetar i një shoqatës ilegale të futbollit.
“Ndalimi ngai autoritetet e Kosovës për organizimin e ndeshjeve të FSS-së në territor e Kosovës para dy vitesh detyroi Trepçën, Mokra Gorën dhe Grackon që të luajnë ndeshje të garave zonale në Serbinë qendrore.
Mitrovicaët i mirëpresin kundërshtarët në Baljevac, Mokra Gora në Novi Pazar, ndërsa Gracko është mikpritës në Kurshumli”, shkruan “Kurir”.
"Në përputhje me masat e fundit diskriminuese, ne i kemi shtyrë garat e qarkut deri në njoftimin e dytë. Ata nuk lejojnë as lojëra për fëmijë," shtoi Uljareviq.