Klubi anglez, Everton raportohet se ka vendosur çmimin prej 70 milionë funtesh për Amadou Onana.
Mesfushori ka qenë një nga lojtarët mbresëlënës këtë sezon të garave si nën drejtimin e Frank Lampard po ashtu edhe nën drejtimin e Sean Dyche.
Onana ka ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane përfshirë Chelsea dhe Arsenalin.
Evertoni siç raportohet nuk do të kënaqet me një tarife, pasi që ata kërkojnë të mbledhin para për të balancuar gjendjen e tyre ekonomike.
Ndryshe, Onana ditë më parë deklaroi se ‘dëshiron të luajë për një ekip që është pjesë e Champions League".