Juventusi do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Lazios.
Bardhezinjve do t’i duhet të bëjnë në këtë takim pa teknikun Massimiliano Allegri i cili është në gjendje gripale dhe nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit.
Vendin e trajnerit 55-vjeçar do ta zërë zëvendësi i tij, Marco Landucci.
Ky i fundit e ka drejtuar Juventusin edhe në disa ndeshje të mëparshme ku bilanci i tij nën drejtimin e “zonjës së vjetër” është vërtet interesant.
Bardhezinjtë nën drejtimin e Landuccit arritën të bënin përmbysjen e çmendur ndaj Romës në “Olimpico” me shifrat 4-3 sezonin e kaluar.
Më pas, ai drejtoi bardhezinjtë në fitoren ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë para një sezoni ku triumfuan me shifrat 4-1, por do të humbiste 1-0 ndaj Monzës.