PSG është në një moment tranzicioni shumë të rëndësishëm.
Sezoni do të mbyllet me shumë mundësi me titullin e radhës, edhe pse kampionati është akoma i hapur dhe Lens-i është vetëm tri pikë larg përkohësisht (PSG ka një ndeshje më pak) dhe Marseille -6.
Megjithatë, në çdo rast bilanci nuk do të jetë veçanërisht pozitiv në Parkun e Princave, mbi të gjitha për çështjen e Champions League.
Skuadra e Galtier nuk ka shënuar asnjë gol në përballjen e dyfishtë me Bayern Munich.
Luis Campos do të konfirmohet, por do të duhet të ketë më shumë përgjegjësi në manovrat e tij dhe në këto ditë po programon merkaton e verës. Shumë do të varet nga situatat e Mbappe dhe Messi, me francezin akoma protagonist pas shfryrjes ndaj klubit.
Megjithatë, marrëdhënia mes të dyve mbetet solide, edhe pse ka qenë vetë Mbappe që e ka kërkuar Campos te PSG pasi kishte punuar me të te Monaco. Situata tjetër është ajo e argjentinasit dhe e rinovimit të tij, me kontratën në skadencë në qershor dhe Barcelona që kërkon ta marrë në shtëpi.
Një lamtumirë e kampionit të botës do të krijonte shumë hapësira në bilanc për sa i takon shpenzimeve për rrogat. Dhe Campos e ka të qartë se cilat role duhet të përforcohen në skuadër dhe pjesa më e madhe e këtyre përforcimeve mund të vijë nga Serisë A.
Përveç Milan Skriniar, sipas L’Equipe, në planet e Campos është të marrë te PSG tre lojtarë të caktuar. I pari është një mesfushor mbrojtës si Thiago Motta, i dyti një lojtar i krahut të majtë dhe një sulmues.
E përditshmja prestigjioze franceze ka cituar si emër për sulmin Vivotr Osimhen. Nigeriani i Napoli-t, i ndalur për shkak dëmtimi në këtë moment dhe me shpresën për t’u kthyer për Champions-in, është një nga sulmuesit më të vlerësuar në botë.
Në Francë e njohin mirë për shkak të kaluarës së tij te Lille dhe në Itali po zhvillon një sezon fantastik duke zgjuar interesimin e shumë klubeve.
Në Premier League, në fakt, e kërkon Manchester United që është një nga skuadrat e pakta që mund të shpenzojë të paktën 100 milionët që kërkon De Luarentiis.
PSG është e kushtëzuar nga Fair Play Financiar dhe nuk ka më shpenzime të çmendura dhe në merkaton e verës do të nxirren shumë lojtarë në shitje.
Rreth dhjetëra shitje që mund të sjellin një thesar të rëndësishme, duke konsideruar edhe situatat në dyshim të rrogës së Messi-t dhe teorikisht të situatës së Neymar-it.