Trepça ’89 nga Mitrovica kthehet me një pikë të madhe nga Gjilani.
Mitrovicasit kanë barazuar me rezultat 1:1 me Dritën.
Në minutën e 12-të, Besnik Krasniqi nga penalltia ka shënuar për epërsinë e Dritës.
Mysafirët shpejt kundërpërgjigjen dhe barazuan rezultatin 1:1 falë golit të Egzon Fazliut në minutën e 24-të.
Drita kryeson me 56 pikë, ndërsa Trepça ’89 është në vend të tetë me 30 sosh.