Ballkani i Therandës ka mbetur i shtangur në fund, duke luajtur baras 2:2 me Malishevën, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Van-Dave Harmon ka shënuar në minutën e 60-të dhe Edvin Kuç në atë të 84-tën, për epërsinë 2:0 të therandasve.
Sobowale ka shënuar në minutën e 87-të dhe Maliqi në minutën e 90+4-të, duke barazuar rezultatin 2:2.
Drita kryeson me 56 pikë, duke e lënë pas Ballkanin me 55 dhe Malisheva është në pozitën e shtatë me 30 sosh.