Barcelona është e vendosur të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, pavarësisht situatës së tyre të pasigurt financiare.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalunas po shqyrton mundësitë për të bërë një lëvizje për Xavi Simons.
Holandezi ishte larguar nga Barcelona në vitin 2019 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, teksa ai është pjesë e PSV Eindhovenit nga vera e vitit të kaluar.
Barça shpreson që prania e Jordi Cruyff, i cili është drejtor sportiv në klub, mund të bindë Simonsin të bëjë kalimin në “Camp Nou”, megjithëse gjithça varet nga financat, si dhe raportimeve se edhe PSG-ja është e interesuar të ribashkohet me ish-lojtarin e tyre.
Simons ka shkëlqyer që kur u bashkua me PSV-në dhe një rikthim në Barcelonë mund të jetë hapi tjetër i madh në karrierën e tij.
19-vjeçari me klubin holandez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.