Sfida mes Ausburgut dhe Koln është mbyllur me rezultatin e konsiderueshëm nga miqtë me shifrat 1:3.
Në pjesën e parë, Koln kaloi në avantazh për herë të parë në minutën e shtatë me anë të Skhiri. Më pas, pas 9 minutash lojë, saktësisht në të 16-të, ishte Martel i cili dyfishoi shifrat.
Harku kohor i 45 minutave të para u mbyll me rezultatin 1-2, pasi për Ausburg shënoi Vargas në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë, Koln shënoi edhe të tretin në minutën e 59-të duke trefishuar kështu shifrat. Me këtë fitore, Koln renditen në vendin e 11-të me 31 pikë, ndërsa Ausburg në vendin e 13-të me 29-pikë.
Spektakël golashë në sfidën Mainz-Werder Bremen ku ndeshja përfundoi me shifrat e barabarta 2-2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me dy kartona të verdhë për miqtë.
Në pjesën e dytë, të katërta golat u shënuan në fundin e lojës. Në minutën e 85-të, Mainz kalon në avantazh me anë të Ajorque duke bërë të lumtur një stadium të tërë. Festa shuhet dy minuta më vonë, pasi Stage barazon shifrat.
Përsëri festë në radhët e Mainz, me Weiper i cili shënon golin e avantazhit, por ndodh e njëjtë gjë si pak çaste më parë, ku Fullkrug barazon shifrat në minutën e 95-të dhe të dyja skuadrat dalin nga ky stadium me nga një pikë. Me këtë rezultat, Mainz befason dhe afrohet afër zonës së Europës, në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa Werder Bremen në vendin e 11-të me 32 pikë.