Chelsea assesi ta gjejë këndelljen këtë sezon, ku nuk po i ndihmon as ndërrimi i trajnerëve e milionat e shpenzuara.
Edhe pse e shkarkoi Graham Potter, Chelsea ka vazhduar me humbje në Premier Ligë, duke e regjistruar të 11-ën e këtij sezoni, kësaj radhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea është mposhtur nga Wolverhamptoni me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Matheus Nunes, i cili i siguroi fitoren “Ujqërve” në minutën e 31’ të ndeshjes.
Ndërkaq, pas ndeshjes për mediat foli Lampard, i cili tha se nuk duhet të përdoret si arsye ndryshimi i shumë gjërave në klub.
“Ka pasur ndryshime të shumta dhe kjo nuk është një arsye por gjërat duhet të përmirësohen dhe unë mendoj se kjo paraqitje e tregoi këtë gjë më së miri. Më duhet ta gjejë një kuptim të kësaj. Duhet që të mësohesh me fitore dhe ta bësh këtë një ves”, tha Lampard.
Me humbjen e sotme, Chelsea renditet në vendin e 11 me 39 pikë të arkëtuara, plot 17 pikë larg Top 4.