Bernard Berisha ka qenë vendimtar në fitoren e Akhmat Groznyt ndaj Ural me rezultat 2:0, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit rus.
Kapiteni i Akhmat, Berisha shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitore.
Berisha fillimisht asistoi në golin e minutës së katërt për rezultatin 1-0, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Sulmuesi anësor shënoi në minutën e 57-të për 2-0, duke i dhënë vulën takimit.