Kur flet argati i Xhajiqit! Nuk ki fytyrë me fol për Kosovë

Futboll

Kur flet argati i Xhajiqit! Nuk ki fytyrë me fol për Kosovë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 prill 2023 Në ora: 22:23
Nedimoviq

Branislav. Nedimoviq ende paske fytyre me fol për Kosovë. 

Ende paske fytyrë mu anku! 

Ende jeton me gënjeshtra! 

Mbylle gojën, nuk ki fytyrë me fol për Kosovën. 

Regjimi serb, në vitet e 90-ta, okupoi Kosovën, dëboi shqiptarët nga puna, nga Universiteti, fëmijët nga shkolla, uzurpoi stadiumet dhe palestrat sportive!

Bile krimineli i luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, uzurpoi stadiumin e Prishtinës dhe u vet emërua kryetar i klubit të futbollit Prishtina fantome në vitin 1992-1993.      

Regjimi serb i përndoqi, i rrahu dhe i ka arrestuar sportistët shqiptarë, madje i ka rrahur edhe fëmijët e i ka arrestuar kur luanin edhe në livadh të vetin, se për stadiume e palestra i uzurpuat, objekte që u ndërtuan me djersën e popullit shqiptar të Kosovës.

Nuk është çudi se çfarë flet ore Nedimoviq, se tani jeni nënkryetar i Dragan Xhajiqit. 

Milicia e regjimit serb, e di mirë sa ndeshje i ka ndërprerë në Kosovë. Askund në botë nuk ka ndodhur terror më i madh se sa që ka shkaktuar regjimi i Beogradit në Kosovë në periudhën 1989 – 1999.   

Nedimoviq, një argat i shokut Xhajiç dhe një zëdhënës i dobët, paska folur për qejfin e shefit. “Ajo që po ndodh në Kosovë, duke i ndarë fëmijët e kombësisë serbe, duke mos i lejuar ata të garojnë dhe të stërviten, është forma më e madhe e diskriminimit që nga Lufta e Dytë Botërore”, kështu gënjen nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Branislav. Nedimoviq.

Nedimoviq, e di mirë pse NATO e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999, për shkak të gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Gënjeshtrave tua, të sajuar në kuzhinën e regjimit të Beogradit, askush nuk i beson.

Sot e ki shef Dragan Xhajiqin, që dikur ai e ka pas shef Arkanin! Kjo është fytyra e juaj.

Soji i juaj dhe i Xhajiqit, mendojnë se në një shtet tjetër mund të organizojnë garat të Serbisë.

Kjo punë ka vdekur një herë e përgjithmonë, sepse Kosova është shtet! Ju argati i shoku Xhajiq, tregoni të vërtetën populli serb, për terrorin që keni bërë në Kosovë në vitet e 90-ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat