Real Madridi shokohet në "Santiago Bernabeu".
Villareali u tregua ‘macja e zezë’, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:2 Realit, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit spanjoll.
Ndeshje me kthesa në rezultat, 1:0, 2:1, 2:3.
Për Realin shënuan Torres (16'-autopgol), Vinicius Junior (48') dhe për Villarealin realizuan Chukwueze (39' e 80'), Morales (70').
Nëndetësja e verdhë ka importuar tre pikë që peshojnë shumë në luftë për një vend në garat e Champions League.
Reali është në vend të dytë me 59 pikë dhe Villaerali renditet në të pestin me 47.