Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, po e çmendin një Gjermani.
St. Pauli nuk njeh humbje e as barazim në vitin 2023, 11 ndeshje po aq fitore, duke thyer rekord dhe në anën tjetër i ka shtuar gjasat dukshëm për vend dytë dhe të tretë në Bundesliga II.
St. Pauli ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj rivalit direkt Heidenheim, në kuadër të javës së 27-të.
Në minutën e 41-të, Paçarada ka asistuar, ndërsa Marcel Hartel nga rreth 15 metra ka realizuar për fitoren e madhe.
Hartel u vlerësua me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika. Hartel u zgjodh lojtar i ndeshjes, ndërsa Paçarada ka luajtur tërë takimin dhe u vlerësua me notën 7.1.
Heidenheim renditet në vend të tretë me 51 pikë, ndërsa St. Pauli është i katërti me 47 sosh.
Darmstadt kryeson me 55 pikë por ka një ndeshje me pak, i ndjekur nga Hamburger SV me 52 pikë.