Chelsea është në bisedime me ish-trajnerin e River Plate, Marcelo Gallardo.
‘Blutë’ e Londrës dje zyrtarisht emëruan Frank Lampard-in trajner të përkohshëm, mirëpo, sipas medieve britanike, tashmë londinezët janë hedhur në sulm për gjetur një trajner për sezonin e ardhshëm.
Argjentinasi është trajner i lirë pasi u largua nga River në fund të sezonit të kaluar.
Ish-mesfushori i AS Monaco po përgatitet për të nisur aventurën e parë si trajner në Evropë, dhe siç raportohet, Gallardo është duke zhvilluar negociata me Chelsean.
Londinezët po kërkojnë një menaxher të ri afatgjatë pas shkarkimit të Graham Potter.