Edhe 9 javë kanë mbe tur nga “fikja e mo torëve” të Premier League, e cila do të japë edhe verdiktin final se kush do të jetë fitues.
“Topçinjtë” e Artetës kanë dëfryer lojë dhe rezultate fantastike përgjatë sezonin aktual në kampionat, duke lënë në hije Sitin e binomit Guardiola-Haland. Tekniku spanjoll nga kampi i liderëve ka shpjeguar rëndësinë e duelit me Liverpulin dhe sa sa i afron me titullin.
”Ne e përgatisim çdo takim në mënyra të ndryshme.
Si nga ana mentale dhe ajo taktike. Ende nuk e kam vendosur sistemin që do aplikojmë në ‘Anfiel Road’.
Po ashtu jemi koshientë se ata do të japin më të mirën ndaj nesh si rezultat i faktorit të dyfishtë.
Fillimisht ballafaqimi me kryesuesin dhe e dyta zona “Champions”. Gjithsesi ne vijmë me ide dhe objektiv të qartë, marrjen e 3 pikëve dhe afrimin gjithmonë e më pranë titullit.
Nëse ia dalim ta kalojmë me sukses këtë provë, jemi shumë pranë trofeut”, tha Arteta.