Erling Haaland nuk pushon së mahnituri me fanellën e Manchester City-t, në një sezon për t`u mbajtur mend.
Në suksesin 4-1 kundër Southampton, sulmuesi norvegjez në fakt i çoi golat e tij në Premier League në 30, por mbi të gjitha ai shënoi golin e tij të 200-të në karrierë në 244 ndeshje të luajtura.
Shifra monstruoze për sulmuesin e Qytetarëve që mbërrn në këtë pikë duke mposhtur shumë më herët Messin (në moshën 22-vjeçare kishte shënuar “vetëm” 120 gola) dhe Ronaldon (85 gola).
Dyqind gola, një shifër e rrumbullakët dhe fenomenale për klasin e vitit 2000, i cili ka shënuar 44 gola që kur mbërriti në Mançester. Atyre me Qytetarët u shtohen 20 me Molde, 29 me Salzburgun, 86 golat me Borussia Dortmundin dhe për të mos humbur asgjë, 21 golat me fanellën e Norvegjisë.
Në histori ai është lojtari i gjashtë më i ri në që arrin 200 gola pas Pelé, Ronaldo Nazario, Ferenc Puskás, Eusebio dhe Neymar.
Një sezon me numra të jashtëzakonshëm për Haaland, një garanci autentike për Guardiolën dhe shokët e tij. Drejtimi, këmba e djathtë, këmbë e majtë dhe madje edhe akrobaci (pyesni Southampton për më shumë informacion), repertori i norvegjezes është i pasur dhe i plotë.
Dhe me dygolëshin ndaj “Shenjtorëve” ka 30 gola në ligë në 27 paraqitje, me një tjetër rekord në horizontin e tij.
Më shumë gola në një sezon të vetëm në Premier League në fakt i mban Salah, me 32 të tillë në sezonin 2017-18. Me 10 gara në dispozicion, statistika në dorë, Haaland synon të pluhuros rekordin e egjiptianit.