Atletico Madrid e pret një transfertë e komplikuar në mbrëmje. Skuadra e Diego Simeones do të sfidojë Rayo Vallecano e Ivan Balliut, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 2 (21:00).
Gjithsesi, trajneri argjentinas është i qetë dhe ka besim maksimal te djemtë e tij, të cilët po kalojnë një moment shumë të mirë. Atletico regjistron 11 ndeshje pozitive radhazi në La Liga (8 fitore dhe 3 barazime).
Tani synohet vendi i dytë, ndërkohë që ajo që shqetëson Simeonen është stili iberik i arbitrimit.
Ndryshe nga ai në Angli.
“Në Angli ekziston një mënyrë arbitrimi më dinamike, atje lejohen më shumë kontaktet fizike.
Në Spanjë vërshëllejnë më shumë faulle, që i shohim më pas që nuk mund të cilësohen të tilla”, deklaroi trajneri më i paguar në planet.