Stuga Trim Lum kërkon tre pikë në Shkup kundër Skopjes, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Struga kryeson me 49 pikë dhe Skopje renditet në pozitën e 10-të me 17 sosh.
Portieri i Strugës, Vedran Qoshevski, shprehet optimist para sfidës së sotme (15.00).
“Kemi kualitet dhe atmosferë të mirë në skuadër.
Të gatshëm e presim ndeshjen e së dielës kundër Skopjes, e cila me siguri se nuk do të jetë e lehtë aspak për ne, kur kemi parasysh se kundërshtari ynë luan shumë mirë si vendas.
Neve respektojmë këtë skuadër, pavarësisht pozitave në të cilat ndodhet, mirëpo duhet potencuar se edhe neve kemi objektivat tona, për të cilat do të luftojmë deri në fund, ku shpresojmë që edhe t’ia arrijmë qëllimit”, - thotë Vedran Qoshevski për faqen e klubit strugan.