Benfica - Inter, caktohet gjyqtarët

Futboll

Benfica - Inter, caktohet gjyqtarët

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:35
Logo e Benficas dhe Interit

Të martën mbrëma, në orën 21:00, Benfica do të presë në shtëpi Interin për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

UEFA ka bërë publike ekipin e zgjedhur të gjyqtarëve për të drejtuar këtë sfidë të rëndësishme.

Anglezi Michael Oliver do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje dhe do të ndihmohet nga dy anglezët e tjerë, Stuart Burt dhe Simon Bennet. Gjyqtar i katërt do të jetë John Brooks, përsëri nga Anglia.

Në VAR do të jetë holandezi Pol van Boekel dhe asistent Stuart Attëel nga Anglia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat