Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, është treguar i ashpër me Paris SG-në dhe sjelljen e tifozëve të saj në lidhje me Lionel Mesin.
Duke folur për mediat spanjolle ai ka dhënë miratimin e tij për kthimin e “pleshtit” në “Camp Nou”.
“Nuk e kuptoj atë çfarë ndodh në Paris.
Lionel Mesin e fërshëllejnë në Paris, ndërkohë që në Barcelonë e dashurojnë, këtu e adhurojnë”, ka deklaruar ai. Prej javësh raportet mes Leos dhe tifozëve të PSG-së janë ftohur.