Guardiola ka treguar vështirësinë e punës për trajnerit. Tekniku i Manchester City është shprehur se për shkak të investimeve të mëdha, presioni është rritur ndjeshëm në krahasim me kohët e kaluara.
“Rezultatet janë të rëndësishme, por nëse plani funksionon. Në këtë vend, kur isha më i ri, ka qenë gjithmonë traditë të mbaheshin trajnerët. Sot, me pronarë të ndryshëm, me shumë presion dhe shumë investime…
Të gjithë janë nën një presion të madh: Trajneri, drejtuesit.
Njerëzit besojnë në ndryshim, sepse ata besojnë se mund të jenë më të mirë.
Ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo.
Të gjithë trajnerët e dinë. Nëse nuk do të kisha fituar kaq shumë ndeshje do të më kishin shkarkuar.
Nuk më kanë pushuar se kemi fituar shumë ndër vite”, tha Guardiola.