Dukagjini trondit Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Futboll

Dukagjini trondit Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Nga: K. G. Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:56
Dukagjini

Prishtina tronditet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Dukagjini.

Skuadra nga Klina po i afrohet vendit të tretë.

Prishtina ka lëshuar mundësinë që të jetë në pozitë e tretë, duke e mos e shfrytëzuar humbjen e Gjilanit në Ferizaj me 2:0.

Për Dukagjinin shënuan Useini (9’ – autogol), Merlaku  (59’) dhe për Prishtinën Pefqeli (29’).

Dukagjini ka treguar lojë shumë të mirë dhe ka arritur pikë që peshojnë shumë, duke hapur rrugën në luftë për një vend në garat evropiane.

Prishtina bie në pozitën e pestë me 38 pikë sa ka edhe Dukagjini në të gjashtin pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat