Ferizaj triumfoi 2:0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Ksoovës.
Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadic ka thënë se kjo fitore pamundur të jetë edhe më e thellë, bazuar në paraqitjen që kishin.
“Në 20 minutat e parë ne vetë kemi bërë gabimet.
Ishim nervozë dhe për këtë nuk ishte mirë”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt.
“Por më pas çdo gjë shkoi shumë më mirë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne.
Kemi pasur obligim që të luajmë për një lojtar tonin, që u lëndua rëndë në stërvitje”.
“Bëhet fjalë për Bujar Shabanin. Le të mbahet dhe të shërohet sa më shpejtë.
Gjilani ka luajtur ndeshje për kupë para tri ditësh dhe nuk e ka pasur të lehtë të kthehet menjëherë”.
“Por ne e kemi bërë punën tonë si duhet. Më vjen keq që fitorja nuk ishte më e thellë pasi kemi pasur raste”, ka shtuar më tej trajneri kroat.