Gjilani pësoi humbje 2:0 në udhëtim te Ferizaj në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës..
Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se kjo humbje ishte si shkak i lodhjes nga ndeshja me Llapin në kupë.
“Nisëm ndeshjen mirë.
E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Por nuk arritëm të shënojmë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Gjilanit.
“Kishim dy raste që nuk i konkretizuam.
E dinim që nga goditjet standarde Ferizaj është i rrezikshëm dhe kështu doli në rastin e parë”.
“Por edhe pas golit të parë ekipi nuk doli jashtë binarëve.
U munduam të rrezikojmë, por nuk arritëm dot. Sot paguam faturën e ndeshjes për Kupë kundër Llapit”.
“U munduam të pushojmë disa futbollistë pasi ishte ngarkesa e madhe ndaj Llapit”.
“Kartoni i kuq i Cales i dha vulë.
Nëse ishte i qëllimshëm natyrisht do të ndëshkohet pasi nuk mund ta lë ekipn ashtu”, ka shtuar Ramadani.