Talenti me prejardhje nga Llojani i komunës së Likovës-Kumanovës, Erion Aliji, ka shënuar gol për skuadrën e tij Junge Wikinger Ried, në javën e 21-të të Regionalliga Mitte në Austri.
Të enjten, Junge Wikinger Ried shënoi fitore prej 3-1 ndaj Gleisdorf 09. Aliji e shënoi golin e parë në minutën e 17-të për avantazh 1-0, duke sjell gëzim të madh në radhët e skuadrës dhe tifozëve të tyre.
17-vjecari luajti nga fillimi i ndeshjes, duke bërë paraqitje mbresëlënëse.
Junge Wikinger Ried renditet në vendin e 5-të me 36 pikë, lider është DSV Leoben me 48 pikë.
Në javën e ardhshme luhet derbi mes Junge Wikinger Ried dhe Hertha Wels, trajner i këtyre të fundit është Emin Sulimani.
Ndryshe, Erion Aliji para pak kohësh nënshkroi kontratë profesionale me SV Ried.