Pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit u mbyll me rezultatin 1 me 2 në të mirë të mysafirëve, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në Premier League.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka pati një moment nervozizmi me kundërshtarin e tij, Aleksander Trent-Arnold, ku dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë.
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher reagoi menjëherë pas këtij rasti duke e quajtur si budalla mesfushorin shqiptar.
“Nuk e di pse e bëri këtë. Ishte gjest budalla nga Granit Xhaka. Unë thjesht nuk e kuptojë këtë”, u shpreh Carragher.