Stuttgart ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bochum-it.
Një sukses shumë i rëndësishëm për miqtë, të cilët nuk do të jenë më të fundit në përfundim të këtij raundi.
Sttugarti kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të Itos, por në të 57-tën barazuan vendësit me Stoger, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë miqtë mbyllën ndeshjen me Guirassy dhe Vagnoman.
Goli i Hofmann në minutën e 85-të nuk pati vlerë.
Stuttgarti me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve.