Futbollisti Trent Alexander-Arnold këmbënguli se ai nuk pas “asgjë të keqe” me përplasjen e tij të ashpër me Granit Xhakën në fund të pjesës së parë të përballjes pikante të së dielës midis Liverpoolit dhe Arsenalit.
Një goditje nga Xhaka ndaj Alexander-Arnold, katër minuta para se të mbyllet pjesa e parë, dukej se zgjoi lojtarët e Liverpoolit dhe tifozët në “Anfield”.
Në përplasjen e tij me Xhakën, Alexander-Arnold buzëqesh dhe thotë: "Mendoj se nuk ka asgjë të keqe në një lojë të tillë.
Ai më shtyu topin, kështu që është një reagim i natyrshëm për ta kthyer atë”.