Kthimi i Osimhen për sfidën me Milan në pikëpyetje

Futboll

Kthimi i Osimhen për sfidën me Milan në pikëpyetje

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:32
Victor Osimhen

Kthimi i Victor Osimhen nga dëmtimi për të luajtur me Milan-in në kuadër të Champions League është një nga pikëpyetjet kryesore të trajnerit Spalletti dhe të Napoli-t.

Sulmuesi ka nisur stërvitjen individuale, megjithatë do të shihet në 48-72 orët në vazhdim ecuria e tij.

Sipas medieve italiane me mungesat e Simeones dhe Raspadorit, Osimhen do të ishte zgjidhja e një halli të madh për Spalletin, megjithatë pas qëndron një frikë e madhe.

Një sforcim i tepërt, ndërsa ende nuk është në gjendjen e tij optimale mund ta bënte sulmuesin të mbyllte sezonin para kohe dhe një gjë e tillë nuk i duhet skuadrës napolitane, duke ditur qëllimin titull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat