Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sot ka pas ditën e tij, duke realizuar dy gola për barazimin e Mallorca-s, me rezultat 3:3 në konak të Valladolidit, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit të Spanjës.
Muriqi ka shënuar në minutën e 53-të, ndërsa në të 90+3 nxori penallti dhe e konkretizoi në gol për 3:3.
Loja e Muriqit ishte faktori kyq që Mallorca mori pikë në Valladolid.

Notat
Futbollisti ynë është lojtar i ndeshjes, është vlerësuar ne notë 8.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Është goli i 12-të për Muriqin në kampionatin spanjoll.