Rayo Vallecano ka vazhduar me rezultate të zbehta, tetë ndeshje pa fitore, ka pesë barazime dhe tre humbje.
Sonte pësuan humbje në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid.
Atletico Madrid importon tre pikë në derbin e kryeqytetit, duke e mundur me rezultat 2:1 Rayo Vallecanon.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit titullar për Rayo Vallecanon por pa forcë ndaj Atleticos që nga minuta e 62-të ka pas një lojtar më shumë në fushë, pasi që Lejeune u përjashtua me karton të kuq.
Golat për Atleticon i realizuan Molina (22') e Hermoso (24').
Në minutën e 85-të, Fran Garcia nga rreth 24-25 metra ka shënuar gol të bukur dhe e ka ngushtuar humbjen e skuadrës së tij.
Vallecano fitoren e fundit e ka shënuar me 6 shkurt me rezultat 2:0 ndaj Almerisë.
Atletico renditet në vend të tretë me 57 pikë e Rayo Vallecano është në të 9-tin me 37 sosh pas 28 jave në kampionatin spanjoll.