Granit Xhaka u përball me Trent Alexander-Arnold në minutën e 41-të të lojës.
Tifiozët në Anfield shpërthyen teksa mbrojti mbrojtësin e djathtë të Liverpool-it dhe e shtyu skuadrën përpara.
Reds shënuan vetëm disa minuta pas kësaj, duke e ulur avantazhin e Arsenalit në vetëm një gol. Mikpritësit ishin të pandalshëm pas kësaj pasi turma i nxiti ata të merrnin të paktën një barazim.
Disa tifozë të Arsenalit në internet besojnë se lufta mes Xhakës dhe Trentit ishte pika e kthesës kur gjërat shkuan drejt greminës për Topçinjtë.
SunshineUltraX, komenton: “Loja ndryshoi momentin kur Xhaka humbi qetësinë.
Dhe ne humbëm fitoren për shkak të saj.
Turma e Anfield ishte në gjumë pas 2-0 dhe sherri me Xhakën zgjoi të gjithë stadiumin dhe për këtë arsye ndezi Liverpoolin.
“Ishte kaq e panevojshme që Xhaka të nxehej, ne po fitonim, po dominonim, ishim përpara 2;0.
Dhe pastaj humbëm 2 pikë”.
Xnavarro: Jo një rezultat i tmerrshëm, por është e keqe të kesh një fillim kaq të mirë dhe të humbasës pikë.
Jr, komenton “Ajo pjesë e lojës sonë ku lojtarët emocionohen shumë dhe krijojnë momente që skuadra tjetër të marrë momentin më zemëron shumë.
Ai momenti Xhaka kundër Trent ndryshoi lojën”
Vam, komenton: Xhaka duhet të ruajë gjakftohtësinë e tij, ai është një idiot për t’u përballur me Trent.”
Chris Smith:, komenton “Kjo ndryshoi lojën.
Trent gjeti formën e tij dhe Xhaka na humbi pikë.
Unë kam qenë një tifoz i Xhakës këtë sezon, por kjo ishte budallallëk i thjeshtë dhe na kushtoi pikë”.