Trajneri i PSG-së del kundër lojtarëve të tij, kjo është akuza e tij ndaj tyre

Futboll

Trajneri i PSG-së del kundër lojtarëve të tij, kjo është akuza e tij ndaj tyre

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:36
Lojtarët e PSG

Përkundër fitores ndaj Nice, Paris Saint-Germaini nuk është duke e kaluar një moment të mirë dhe rezultatet e këtij sezoni kanë qenë nën pritshmëritë e kryesisë së klubit.

Dhe, njëri prej më të kritikuarve ka qenë trajneri Christophe Galtier.

Por, edhe vetë trajneri ka kritika, shkruan mediumi francez “Le Parisien”.

Trajneri është vënë kundër lojtarëve të tij, të cilët i akuzon për mungesë të angazhimit dhe të personalitetit, duke shpjeguar se niveli i paraqitjeve të ofruara nga ta ishte i pamjaftueshëm.

PSG-ja u eliminua herët nga Liga e Kampionëve, ndërsa e ka nisur vitin 2023 mjaft dobët edhe në Ligue 1, duke i pësuar disa humbje të papritura.

Gjatë verës, klubi nga “Parku i Princave” pritet t’i bëjë disa ndryshime, si në ekip ashtu edhe në shtabin teknik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat