Cristiano Ronaldo po përjeton momente të ëmbla dhe të tharta në aventurën e tij të re në Arabinë Saudite. Ish-ylli i Real Madridit, i cili e përfundoi transferimin te Al Nassr më 30 dhjetor, ka shënuar gola në klubin e tij të ri.
Por ai po përjeton edhe momente të vështira, siç është ndeshja e kësaj fundjave ndaj Al-Feihas.
Portugzi pasi la përvojën e tij të vështirë në Manchester United, u përball me disa kundërshtarë për t’i qortuar për qëndrimin e tyre në fushë; “Nuk doni të luani”, u tha troç në fytyrë.
Barazimi i kësaj fundjave i lë ata larg titullit pas humbjeve të mëparshme kundër Al Ittihad dhe Al Wehda.
Ronaldo, i cili pati disa përplasje me kundërshtarët, ishte i pari që u largua nga fusha. Ai me sa duket po nënkuptonte se Al-Feiha po luante atë që shumë mund ta quajnë ‘anti-futboll’, duke kërkuar të frustronte kundërshtarin dhe të prishte lojën në vend të sulmit.
Cristiano Ronaldo was furious after Al-Nassr's goalless draw 🤬 pic.twitter.com/mpxhZUVLMv
— GOAL (@goal) April 10, 2023
Al Nassr tani është tre pikë prapa liderit të Ligës Pro Saudite.