Adrien Rabiot nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin.
Mesfushori francez e ka arritur një formë fantastike këtë sezon me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa i ka realizuar 10 gola, prej tyre 8 në Serie A dhe 2 në Ligën e Kampionëve.
Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit ka kontratë me “Bianconeri” deri në fund të këtij sezoni dhe pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë nëse nuk e vazhdon kontratën.
“Nuk e di nëse do të nënshkruaj kontratë të re dhe nëse do të mbetem këtu. Po pres ende të diskutoj me klubin”, u shpreh përfaqësuesi francez.
Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, Rabiot e ëndërron Premierligën dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës që vjen ai të transferohet në ndonjë klub anglez.