Ekitike acarohet me PSG-në dhe e shfaq zhgënjimin hapur rrjetet sociale

Futboll

Ekitike acarohet me PSG-në dhe e shfaq zhgënjimin hapur rrjetet sociale

Më: 10 prill 2023 Në ora: 22:08
Hugo Ekitike

E ardhmja e Hugo Ekitike, i cili verën e kaluar u transferua te Paris Saint-Germain, duket se do të jetë larg skuadrës së Galtier.

Sipas raportimeve të medieve franceze, sulmuesi që është te PSG-ja në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Reims ka filluar të gjejë gjithnjë e më pak hapësira në fushën e blertë.

Ky fakt e ka mërzitur Ekitike dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, duke ndryshuar bio-në e tij në “Instagram” duke shkruar “nën 44”, që domethënë zëvendësuesi 44 (numri i fanellës së tij).

Një formë për të treguar zhgënjimin e tij nga PSG-ja dhe që sinjalizon se në fund të këtij sezoni mund të rikthehet te Reims.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat