“Gënjeshtra të lëndon më shumë së goditja”

Futboll

“Gënjeshtra të lëndon më shumë së goditja”

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:09
Alex Baena dhe Federico Valverde

Futbollisti i Villarreal Alex Baena ka treguar se ai do të ngrehë edhe më shumë akuza pasi që u “sulmua” nga Federico Valverde pas ndeshjes me Real Madridin

Alex Baena ka lansuar një deklaratë pasi që u sulmua nga Fede Valverde pasi që Villarreal e mposhti Real Madridin me rezultat 3-2 në Santiago Bernabeu të shtunën në La Liga.

Vallverde besohet se ka pritur për Baenan pas ndeshjesh dhe e grushtoi atë në fytyrë në parkingun e makinave. Thuhet se Baena ngacmoi Valverden duke e fyer atë për djalin e palindur kur dy skuadrat u takuan në janar dhe bëri të njëjtin koment edhe të shtunën.

Baena ka thënë që ai ishte sulmuar pas ndeshjes por më shumë është goditur nga “gënjeshtrat” që i është thënë që nga incidenti i fundit. Mbrojtësi po ashtu ka thënë që familja e tij ka marrë kërcënime me vdekje dhe ka konfirmuar që këto i ka raportuar në polici në një deklaratë që ka bërë në rrjetet sociale.

“Të shtunën e kaluar isha sulmuar nga ish kolegët e mijë pas ndeshjes kundër Real Madridit. Pas kësaj ngjarje, deklarata të ndryshme dolën në dritë, më sa duket nga njerëzit e rrethit të tij, në të cilën thuhet se dëshiroja dhimbje për anëtarët e familjes së tij. Prej atëherë, pasi nuk mund të jetë ndryshe, nuk ka asnjë provë për faktet që unë jam akuzuar”.

“Për ta justifikuar agresionin është përdorur një fatkeqësi dhe janë gënjeshtrat që më lëndojnë më shumë së goditje. Dëmtimi që i është bërë familjes sime është i pariparueshëm dhe pajustifikueshëm: kërcënime, fyerje deri të mesazhe private që uronin vdekjen e familjes sime”.

“Mbrëmë i kam raportuar rastet në polici. Drejtësia ta kryejë punën e tij. Tani qëllimi i imë është që të fokusohem në profesionin e tim dhe kanë ndihmuar për të arritur qëllimet e tij”.

Villarreal më parë ka konfirmuar që ka dorëzuar një ankesë në polici pasi që Baena u sulmua dhe kanë thënë se do ta mbështesin futbollistin e tyre

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat