Tre nga katër golashënuesit e derbit Liverpool-Arsenal, ishin brazilianë.
I pari që u bë protagonsit ishte Gabriel Martinelli, duke kaluar londinezët në epërsi në duelin e xhiros së 30 të Premier League.
I njejti lojtar, 20 minuta më vonë asistioi për bashkëkombasin e tij, Gabriel Jesus, i cili dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Ndërsa golin e fundit të kësaj ndeshje, e shënoi Roberto Firmino, i cili barazoi për vendasit 2-2.
Pikërisht këta tre sulmues, janë në top 5-shën e realizatorëve më të mirë nga Brazili në 5 ligat e mëdha evropiane.
I pari është Martinelli që deri më tani në këtë sezon ka regjistruar 14 gola, ndërsa me vetëm një më pak në vendin e dytë është ylli i Paris Saint Germain, Neymar.
Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior renditet i treti me 9 gola, aq sa ka edhe Firmino.
Kundërshtari i këtij të fundit këtë fundjavë, Jesus, është në vendin e 5 me 8 shënime.