Klubi gati të rinovojë me mbrojtësin!
Chelsea ka nisur nga puna për rinovimet dhe një nga lojtarët që do të zgjasë kontratën me “Blutë” e Londrës është Ben Chilwell.
Sipas raportimeve të medieve britanike kontrata e mbrojtësit anglez me londinezët skadon në qershor të 2025-ës, megjithatë klubi dëshiron të zgjasë bashkëpunimin.
Palët kanë rënë dakord për rinovimin dhe 26-vjeçari pritet të firmosë një kontratë të re që e mban atë te Chelsea deri në 2027-ën