Fitorja ndaj Erzenit, përtej kënaqësisë që solli në kampin shkodran, pasi ishte një fitore që vinte pas gjashtë javësh, ka lënë edhe pasoja.
Kjo sepse dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit, mbrojtësit Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj, janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe ato rezultojnë të jenë të katërtit për secilin prej tyre.
Kjo do të thotë se të dy këta futbollistë do të mungojnë në sfidën e javës së ardhshme ndaj Kukësit në transfertë.
Tani shpresohet që këtë javë të kthehet nga dëmtimi mbrojtësi i djathtë, Geralb Smajli.
Ai mësohet se ka kaluar problemin dhe këtë javë do të bashkohet me ekipin në stërvitje.