Tifozët e Barcelonës po e kërkojnë me ngulm rikthimin e Lionel Messit.
Në çdo ndeshje të gjigantit katalunas në shtëpi, në minutën e 10-të ata po e thirrin emrin e yllit argjentinas, i cili ishte larguar nga Camp Nou para dy vjetësh si lojtar i lirë.
E tash, pak muaj para se t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin, populli katalunas e do përsëri në gjirin e tij lojtarin që e shkroi historinë aty.
E për këtë çështje ka folur edhe trajneri Xavi Hernandez në konferencë për shtyp mbrëmë.
“Sa i përket Messit, po e shoh se gjeneron iluzione. Disa e kanë kënduar emrin e tij, por të shohim se çka do të ndodhë”, u shpreh trajneri i katalunasve, i cili nuk e ka fshehur dëshirën që të punojë me Messin në sezonin e ardhshëm,