Nordi Mukiele duhet të ulë “siparin” e këtij sezoni para kohe.
Francezi mori një dëmtim në kofshë në sfidën përballë Bayern Munich dhe këtë të martë raportohet se do i nënshtrohet një operacioni në Finlandë.
Një lajm i rëndë ky për Paris Saint-Germain dhe trajnerin Galtier, duke ditur se 25-vjeçari është një emër që i jep shumë siguri skuadrës së parizienëve.
I vetmi trofe që PSG mund të sigurojë këtë sezon, ai i Ligue 1, është i rrezikuar, pasi kampionati vijon të jetë i hapur, me Lens të vendit të dytë që ka 6 pikë më pak se parizienët dhe me dy skuadrat që javën e ardhshme do të jenë përballë njëra-tjetrës.