Markus Rashford ka marrë linjën e “heroit” në “Old Trafford”, pikërisht golat dhe asistet e tij i kanë ringritur “djajtë” në tabelë dhe luftën për tituj.
Por sfida e fundit ndaj Evertonit nuk i la tifozët dhe Ten Hagun ta gëzonin triumfin.
Markus Rashford në minutën e 81-të sinjalizoi se e kishte të pamundur vazhdimin e lojës. Lëndimi në fjalë ende nuk ka një shkallë të saktë sesa pritet të mungojë.
Vetë tekniku holandez ia ngarkoi fajin federatës, e cila sipas tij nuk është treguar e drejtë me oraret e takimeve.
Junajtid ditën e enjte në kuadrin e Europa Ligës “përplaset” me Seviljën dhe me shumë gjasa Markus do ta shikojë nga tribuna apo divani. Marsial mbetet opsioni më i përshtatshëm për ta zëvendësuar.