Një lajm i trishtë vjen nga ishulli.
Ka vdekur papritur në moshën 29-vjeçare Mason Peddle, futbollisti anglez i skuadrës Portchester.
“Jemi të shokuar dhe të pikëlluar pasi morëm vesh lajmin për vdekjen e Mason Peddle, kapitenit të ekipit tonë.
Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë.
Klubi do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur familjen e tij – shkruhet në një deklaratë të shkurtër nga liga rangut të ulët angleze.
Ende nuk dihen detajet e shkakut të vdekjes.