Kalulu i gatshëm për përballjen me Napolin

Futboll

Kalulu i gatshëm për përballjen me Napolin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:38
Pierre Kalulu

Pierre Kalulu ishte pjesë e grupit të lojtarëve të Milanit në stërvitjen e skuadrës kuq e zi përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit të mërkurën mbrëma.

Mbrojtësi 22-vjeçar nuk ishte përfshirë me kuqezinjtë që kur dëmtoi muskulin ne Kombëtaren e Francës U21.

Por, “Tuttomercato” raporton se suedeze Zlatan Ibrahimovic ishte i vetmi lojtar që nuk u përfshi në stërvitjen e Milanit këtë mëngjes, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim që mori gjatë angazhimit me Suedinë.

Por, edhe nëse suedezi do të ishte i aftë, Pioli nuk do të mund ta zgjidhte atë për çerekfinalen kundër Napolit pasi 41-vjeçari nuk u përfshi në skuadrën e Ligës së Kampionëve për gjysmën e dytë të sezonit.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Napolin, të cilët janë pa golashënuesin më të mirë Victor Osimhen. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat